Si te Blej nje Domain?

Shkruar nga Fatmir Shehu

Nese keni ardhur ne kete faqe duke kerkuar fjalen si te blej nje domain, atehere me siguri ju jeni te interesuar te mesoni si te krijoni nje faqe apo blog online.

Domain eshte gjeja e pare qe duhet te keni per te nisur nje faqe web ose blog. Mua me vjen mire qe ju po mendoni seriozisht si te krijoni faqen tuaj duke nisur nga kjo guide.

Rregjistrimi i emrit te domain ka qene gjithmone proces paksa i ngaterruar. Kompani te ndryshme ofrojne cmime te ndryshme per prapashtesa e ndryshme. Gjithesi, pervec domainit ju duhet me patjeter te blini edhe hapsiren hosting per ta lidhur kete domain pasi perndryshe nuk mund ta aksesoni online.

Ju mund ta rregjistroni domainin tuaj .com, .net, .org, .info, etj nga shume regjistrues te certifikuar ne internet.

Do t’ju sygjeroja te perdornit njeren nga keto kompani:

Hostgator – $5 per domain, por mund te blini edhe hosting njekohesisht.

GoDaddy  – $5 deri ne $15 per domain.

Bluehost – $12 por nese blini edhe hostin me BlueHost ju perfitoni Domainin Falas.

iPage – $8.99 ne vit. iPage eshte kompani mjaft e njohur edhe shume e sigurte ku pervec domain mund te blini edhe hostin me cmim shume te arsyeshem.

Sygjerim: Cmimet jane vjetore dhe pa shtuar ketu “Privacy Protection” qe ju ndihmon te qendroni anonim, pra pa dhene informacione mbi pronesine e domainit. Per te kotrolluar te dhenat e pronesise se cdo lloj domain futuni ne who.is dhe mjafton te vendosni emrin e domainet per te pare informacionet mbi kontaktin. Nese do zgjidhni te paguani privacy protection, askush nuk mund ta di se kush e ka rregjistruar kete domain.

Si te blej domain .Al ?

Host.al – 12.99Euro/vit . Personalisht kam ekperience jashtzakonisht te mire me sherbimin e ofruar nga host.al nga kam blere me shume se 20 domain.

Nese jeni komplet fillestare ne kete fushe, une personalisht do t’ju sygjeroja te blinit domain edhe hosting ne te njejten kompani. Ne kete menyre shmangni disa procedura paksa te ngaterruara ne ndryshimin e DNS te cilat bejne te mundur lidhjen e domain me hostin. Nese ju i blini te dyja ne nje vend, mund ta aktivizoni faqen tuaj ne pak minuta pa pasur nevoje te kryeni rregullime teknike.

Nese deshironi te blini domain edhe host ne te njejten kompani, ju sygjeroj te lexoni menyren e detajuar si te krijosh nje blog, hap pas hapi.

Si te rregjistroj nje domain pik al (.al)?

Sic e permenda pak me lart, ne eksperiencat e mia me domainet .al jam shume i kenaqur nga sherbimi i ofruar nga host.al ne rregjistrimin dhe mirmbajtjen e domaineve te mia .al Per te rregjistruar domainin tuaj .al duhet te ndiqni hapat e meposhtem:

1. Futuni ne faqen host.al

2. Zgjidhni dhe shkruani emrin e domain qe deshironi te rregjistroni si ne figuren e meposhteme dhe klikoni search.

3. Nese emri i domain eshte i lire atehere ju mund te vazhdoni ne rregjistrimin e tij duke klikuar Add to Cart dhe me pas Checkout.

 

4. Konfigurimi i Domain-it. Vazhdoni rregjistrimin duke klikuar Continue

5. Ne vijim ju duhet te zgjidhni menyren e pageses per rregjistrimin e domain tuaj. Klikoni Continue per te vazhduar tek menyrat e pageses.

Pasi te keni plotesuar te dhenat tuaja personale, duhet te zgjidhni edhe menyren si ta kryeni pagesen. Nese keni nje karte krediti ose nje llogari paypal, ju mund ta beni pagesen nepermjet paypal. Gjithashu host.al ju ofron mundesine qe pagesen ta kryeni edhe cach ne llogarine e caktuar bankare. Nese deshironi qe pagesen ta kryeni ne banke, atehere ju mjafton te zgjidhni Bank Transfer dhe me pas do t’ju paraqiten edhe te dhenat e llogarise bankare ku ju mund te shkoni dhe te kryeni pagesen.

Mjafton te ruani keto te dhenat ose te printoni kete faqe dhe te shkoni ne njeren prane degave te Tirana Bank per te kryer pagesen. Zakonisht nese do e paguani me banke, procesi i aktivizimit te domain tuaj mund te zgjas disa ore. Ju keshilloj te kontaktoni suportin e host.al duke i referuar edhe mandatin e pageses nese deshironi qe domaini i juaj te aktivizohet me shpejt.

Nese pagesen e kryeni duke perdorur paypal ose 2checkout, atehere aktivizimi eshte me i shpejte pasi eshte nje proces i automatizuar. Ju mund te pajiseni me nje karte debiti fare lehte ne cdo pike te Tirana Bank, ku mund ta merrni karten tuaj menjehere pasi te keni hapur nje llogari bankare duke depozituar nje shume minimale prej 1500 lekesh re reja.

Pasi rregjistrimi i domainet tuaj do verifikohet, ju do te njoftoheni me nje email nga host.al.

Sic mund ta keni vene re, rregjistrimi i domaineve eshte nje proces relativisht i lehte. Nese keni ndonje gje te paqarte, jeni te lutur te na shkruani ne [email protected] ose te komentoni me poshte. Do t’ju pergjigjemi sa me shpejt.

-Webguida

 

[yasr_overall_rating size=”medium”]

Rreth autorit

Fatmir Shehu

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

Lini një Koment