Si te Fitosh Para me Google Adsense?

Shkruar nga Fatmir Shehu

Adsense eshte ndoshta menyra me e njohur per te fituar para online por a eshte reale? A mund te fitosh para me Google adsense? A jane keto fitime te mjaftueshme?

Do perpiqem t’ju jap ketyre pyetjeve nje pergjigje te sinqerte bazuar ne eksperiencen time si publikues i adsense dhe gjithashtu edhe shembuj te tjere te atyre qe fitojne me teper.

Cfare eshte Google Adsense?

Pjesa me e madhe e atyre qe kane njohuri sado bazike mbi webin e dine shume mire cfare eshte Google adsense. Ky shkrim vlen kryesisht per fillestaret qe duan te kuptojne menyrat si te fitosh para me google adsense dhe vecorite e kesaj menyre:

  • Google Adsense eshte pjese e Google (sikurse kuptohet edhe nga emri)
  • Eshte burimi kryesor i te ardhurave te Google. Ne 2015 fitimet nga AdSense ishin 15miliard dollare te cilat perfaqesonin 23% te te ardhurave totale te kompanise.
  • Eshte falas per publikuesit
  • Reklamuesit perdorin AdWords per te reklamuar produktet apo sherbimet e tyre ne faqet qe publikojne AdSense. Ata paguajne vetem nese vizitoret klikojne reklamat e tyre (PPC – Pay per Click).
  • Publikuesit perfitojne 68% te te ardhurave ndersa Google 32%. P.sh nese nje reklamues paguan $1 per nje klikim, 68 cent i perfiton reklamuesi, ndersa 32 cent shkojne per Google.
  • Kostoja e nje klikimi varet mbi nje baze ankandi. Reklama e Publikuesit qe ofron te paguaj me teper per nje klikim ka perparesi me te madhe per t’u shfaqur.
  • Google AdSense eshte i lehte per t’u kuptuar dhe perdorur.
  • Eshte sistemi me i besueshem ne internet dhe mund te gjeneroje te ardhura te mjaftueshme per publikuesit.
  • Pervec faqeve web Google AdSense perdoret edhe per te monetizuar aplikacionet e lojrave, videove etj.

Cfare ju nevojitet per te fituar para me AdSense?

Pra, AdSense eshte falas, perdoret lehte, te oforon 68% te vleres se klikimit – Cfare duhet tjeter per te fituar me AdSense?

#1 – Ju duhet nje website i pasur me materiale.

Me AdSense punon shume mire ne faqet me materiale te bollshme. Materialet mund te jete te cdo lloj forme (tekst, foto, video), per aq kohe sa nuk shkelin politikat e percaktuara nga Google.

Sygjerohen materialet shkrimore me teper per arsye se mbi bazen e teksit, shfaqen edhe reklamat e Google AdSense. Ne kete menyre Google kupton me mire permbajtjen e faqes duke ofruar reklama me te pershtatshme per vizitoret e faqes.

#2 – Ju duhet nje website kualitativ

Perveç se duhet te permbushni te gjitha pikat e percaktuara ne kushtet e perdorimit te Adsense, ju duhet te ofroni permbajtje kualitative per vizitoret tuaj.

Google ka pergjegjesi ndaj publikuesve qe pagujne para per te reklamuar produktet apo sherbimet e tyre ndaj nuk duan qe reklamat e tyre t’i shfaqin ne nje website jo kualitativ. Ne te kaluaren kjo pjese nuk ka patur rendesi shume te madhe por vitet e fundit Google ka ashpersuar politikat duke limituar kriteret e faqeve qe mund te aplikojne per AdSense.

#3 – Ju duhet SHUME trafik vizitoresh

AdSense eshte nje menyre e mire per te fituar para online por vetem nese keni nje website me permbajtje cilesore dhe trafik te konsiderueshem.

S’mund t’ju them me saktesi sa mund te fitoni me Google Adsense pasi kjo shume varet nga fitimi per klikim (EPC) dhe Perqindja e klikimeve (CTR), por nuk eshte nje zgjedhje e mire te merreni me AdSense nese merrni me pak se 300-400 vizita cdo dite.

Ne pergjithesi, sa me shume trafik te dedikuar merrni, aq me shume te ardhura do fitoni.

#4 – Ju duhet te fokusoheni ne fjalet kyçe me te vleresuara

Nese targetoni fjalet e duhura ne blogun tuaj atehere te ardhurat nga AdSense apo cdo program tjeter mund te jene te larta.

Cfare jane fjalet kyçe te duhura? Fjalet kyçe qe reklamuesit perdorin per te promovuar produktin e tyre – dhe kur konkurenca eshte me e larte dhe te ardhurat per cdo klikim jane me te larta (EPC).

Le te shikojme shembujt e meposhtem:

Supozojme se ju keni dy website me informacione se “si te humbim peshe” dhe perdorni reklamet e AdSense. Supozojme gjithashtu se te dy websitet marrin te njejtin numer  vizitoresh dhe reklamat jane te vendosura ne pozicione te njejta.

Faqja e pare merr trafik nga kerkimet qe bejne njerezit reth: ‘si te humbim peshe’, ‘keshilla si te dobesohemi’,  ndersa faqja e dyte merr trafik nga kerkimet: “pse eshte e rendesishme te pime shume uje”, “cfare te hame pas dreke”, “sa molla duhet te hame cdo dite”

Faqja e pare ka mundesi te gjeneroje me shume para me AdSense pasi ka me shume reklamues qe jane te interesuar te shesin produktet e tyre te dobesimit dhe vlera e klikimit per keto reklama eshte me e larte.

Gjasat qe keta perdorues te klikojne reklamat eshte me i larte pasi ata po kerkojne per nje produkt te specifikuar (produkte dobesimi) ndryshe nga ata perdorues qe po kerkojne informacione te pergjithshme. E thene me thjeshte.. nje faqe lajmesh ditore fiton me pak para nga AdSense sesa nje faqe me informacione mjeksore edhe nese kane te njejtin numer vizitoresh.

Kjo eshte edhe arsyeja se pse trafiku organik eshte shume here me i rendesishem se cfardolloj trafiku tjeter pasi eshte shume i targetuar dhe ka mundesi te konvertohet me mire.

#5 – Ju duhet te permbushni te gjitha kriteret e pranimit ne AdSense.

Sic e thame edhe me lart, AdSense perfaqesone 1/4 e te gjitha te ardhurave te Google prandaj e konsiderojne kete program shume seriozisht. Nese thame qe eshte e thjeshte te krijosh nje llogari AdSense, nese nuk luani me rregullat e percaktuara te lojes 100%.. mund t’ju perjashtojne edhe pa paralajmerim.

Edhe nese ju keni kohe qe e perdorni adsense, sigurohuni qe te jeni te azhornuar me politikat e Google para se te implementoni AdSense ne faqen tuaj.

Hiqeni nga mendja se mund te beni ndonje marifet. Google ka stafin me te mire dhe algoritmet me te persosura per t’ju gjurmuar dhe prejashtuar nga programi i tyre qofte edhe per nje klikim mashtrues per vetem disa cent.

#6 – Krijoni websitin tuaj per nje qellim te caktuar dhe jo me qellimin kryesore per te fituar para.

Edhe pse AdSense eshte nje menyre e shkelyqer per te fituar para online, faqet qe jane te ndertuara me qellimin e vetem per te implementuar AdSense, nuk jane te preferuarat e Google.

Nese faqja juaj nuk i sherben sa duhet komunitetit te lexuesve apo vizitoreve tuaj, nuk i sherben as Google. Duhet te ndertoni nje faqe me qellimin qe ofroni fillimisht materiale interesante per vizitoret dhe ne momentin qe ju merrni vizitore te shumte.. Google AdSense eshte nje mundesi mjaft e mire.

Formatet e rekalave te Google Adsense jane te disa llojeve dhe madhesive te ndryshme. Nje publikues zgedh formatin e deshiruar te reklames ne varesi te pozicionit ku do e implementoje ate ne faqen e tij.

Zakonisht reklamet vendosen ne pjesen anesore te shkrimit kryesor, ne fillim te shkrimit, ne fund apo ne mes.. gjithmone duke respektuar kriteret e vendosjes sipas rregullave te Google.

Ne postimin  e radhes do shpjegojme si te aplikojme per Google AdSense, cilat jane kushtet qe duhet te plotesojme para se te aplikojme dhe si t’i implementojme reklamat ne faqe per te maksimuzuar fitimin nga klikimet. Me pare le ti japim pergjigje pyetjes:

A mund te sigurosh te ardhura te mjaftueshme nga Google AdSense?

Me lart shpjegova pak cfare duhet per te fituar para me Google AdSense por a mund te jene keto te ardhura te mjaftueshme per te bere nje jete normale? A mund te bazohesh ne fitimet e Google AdSense per te mbuluar te gjitha nevojat dhe shpenzimet ne jeten e perditshme?

Pergjigja sipas meje eshte JO. Arsyeja nuk eshte se nuk mund te arrini te fitoni disa qindra dollare ne muaj, por s’mund te bazoheni ne nje burim te vetem te ardhurash.

Bota online eshte me dinamike se ajo offline, dhe asnjehere nuk mund te jeni te sigurte se njerezit do vazhdojne te vizitojne blogun tuaj, do klikojne reklamat tuaja, te fitoni para dhe te jetoni te lumtur.. S’mund te keni garanci se AdSense do egzistoje pergjithmone. Ndoshta mund te vazhdoje gjithmone, por s’mund te bazoni gjithcka tek vetem nje burim. Duhet te shperndani riskun, investimet, duhet te gjeni menyra te tjera per te pasur sa me shume mundesi. Kjo filozofi duhet te zbatohet jo vetem online por edhe ne jeten e perditshme.

Konkluzioni

AdSense eshte menyre me e thjeshte dhe me e besueshme per te fituar para online. Duke ofruar materiale kualitative dhe duke zbatuar ne te njejten kohe kushtet e permendura me siper, ju mund te fitoni para. Nga ana tjeter, sado te mjaftueshme te jene te ardhurat tuaja nga AdSense, mos ia dedikoni te gjithe kohen. Ka shume mundesi te tjera te cilat do i shpjegojme ne postime te tjera.

Edhe personat qe fitojne me shume para sot nga Google Ads, sygjerojne edhe shume metoda te tjera.

Nese keni pyetje ose paqartesi, mos hezitoni te komentoni me poshte ose te na shkruani ne adresen tone te emailet [email protected]

Shperndajeni me miqte kete shkrim. Faleminderit.

-Webguida

[yasr_visitor_votes size=”medium”]

Rreth autorit

Fatmir Shehu

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

1 Koment

Lini një Koment